15:36 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Karius ia sheh sherrin Alissonit, po shkon te skuadra gjermane (Foto)

Liverpooli është duke e konsideruar shitjen e Loris Karius para se të mbyllet afati kalimtar, shkruajnë mediat.

Klubi gjerman, Bayer Leverkusen është i fundit që është interesuar për 25-vjeçarin, shkruan IndeksOnline.

The Telegraph shkruan se Jurgen Klopp është i hapur për shitjen e Karius dhe Simon Mignolet në ditët e ardhshme.

Kanë qenë kohëra të vështira këto për lojtarin. Skuadra e Jurgen Klopp vuajti shumë për shkak të gabimeve të Karius duke pësuar humbje në finalen e Champions Leagues.

Kjo mbrëmje në Kiev ishte për t’u harruar për portierin e Liverpoolit, dhe që prej atëherë, vetëbesimi i tij ka rënë dukshëm.

Liverpooli e ka tashmë një portier të klasit botëror – ”Të Kuqtë” e transferuan Alisson nga Roma për 67 milionë funte./IndeksOnline/