18:00 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kastrati i pandalshëm, shënon golin e tetë në Norvegji

Flamur Kastrati është sulmuesi më në formë shqiptar momentalisht.

Sulmuesi nga Kosova ka shënuar edhe një tjetër gol në kampionatin norvegjez me skuadrën e tij Kristiansund.

26-vjeçari me skuadrën e tij ishin mysafir tek Valerenga dhe morën një fitore tejet të rëndësishme 0-2.

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi mesfushori tjetër nga Kosova, Liridon Kalludra, shkruan Telegrafi.

Flamur Kastrati i pandalshëm, shënon golin e tetë në Norvegji

Në minutën e 62-të, Kastrati arriti të shënonte golin e dytë për ekipin e tij në këtë takim dhe të tetin këtë edicion.

Goli ndaj Valerengas e bën Kastratin shënuesin shqiptar më të mirë këtë edicion me tetë gola.

Edhe pse po kalon nëpër një formë fantastike, Kastrati nuk është ftuar nga Kosova me ardhjen e trajnerit Bernard Challandes.

Pas lëndimit të Rashanit, mbetet të shihet nëse Challandes do ta ftoj Kastratin për ndeshjet e muajit nëntor.