19:48 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

”No Totti, no party” – klubi befason Flamur Kastratin

Flamur Kastrati ka gjetur formën e duhur në kampionatin norvegjez.

Sulmuesi nga Kosova po shkëlqen me skuadrën e tij Kristiansund me gola e asistime.

Së fundmi Kastrati arriti të shënoj një gol të bukur në humbjen nga ish-kampionët e Norevgjisë, Molde 3-2, shkruan Telegrafi.

Me golin ndaj Moldes, sulmuesi nga Deçani ka arritur në koutën e gjashtë golave, ndërsa ka bërë edhe katër asistime.

Tifozët e skuadrës Kristiansund kanë bërë një pankartë speciale për Flamurin, duke e krahasuar me ikonën e Romës, Francesco Tottin.

Norvegjezët kanë bërë pankartën ‘No Kastrati, no party’, e njëjta siç ishte nga Giallorosët ‘No Totti, no party’.

Në sfidën e fundit, Kastrati shënoi dhe festoi së bashku me tifozët e tij duke iu falënderuar për dashurinë dhe respektin e madh.

Kujtojmë që Flamuri ka qenë ndër lojtarët e parë që ka pranuar ta përfaqësoj Kosovën në vitin 2014.

Por çuditërisht në ndeshjet e fundit ai nuk është ftuar nga Kosova edhe pse po kalon nëpër një formë të shkëlqyer.