20:22 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kastriot Rexha flet pas dy golave kundër Lirisë, paralajmëron Llapin

Kastriot Rexha po kalon një formë jashtëzakonisht të mirë me fanellën e Feronikelit.

Sulmuesi i skuadrës nga Drenasi shënoi dy gola kundër Lirisë në “Përparim Thaqi” për t’ia rrëmbyër Prishtinës vendin e parë në tabelë.

Një një prononcim për Indeksonline, Reaxha shprehet i lumtur për formën që po kalon ai dhe skuadra e tij.

“Po jam i kënaqur me formën e skuadrës dhe lojën të cilën jemi duke treguar, për momentin po kalojmë formë të mirë sikur individuale ashtu edhe ekipore”, ka thënë Rexha.

“Jam i kënaqur që skuadra ka arrit të marr vendin e parë dhe shpresoj te vazhdojmë kështu qe ta mbajmë atë”.

“Do të jap maksimumin qe ne këtë edicion qe te arrijmë ta mbyllim me sukses dhe te arrijmë objektivat e skuadrës, shpresoj te vazhdoj me këtë ecuri”.

Sulmuesi i Feronikelit gjithashtu ka folur edhe për kundërshtarin e radhës, Llapin që do të takohen në fundjavë.

“Llapi është një skuadër shume serioze dhe një kundërshtar shume i fort, tregon fakti se edhe janë në luftë për titull dhe është në vendin e tretë, mirëpo për neve imperativ i veten është fitorja dhe kam besim te skuadra se do ja dalim edhe në këtë ndeshje”, ka thënë Kastriot Rexha për Indeksonline. /IndeksOnline/