12:55 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Katastrofë për Realin, klubet e mëdha i bëjnë një kërkesë UEFA-së

Ndeshjet e fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve kanë qenë shumë të diskutueshme për korrektësinë e referimit.

Shumë raste janë diskutuar dhe nevoja për vendosjen e teknologjisë është bërë e domosdoshme, shkruan indeksonline.

Sipas medieve ndërkombëtare, klubet si Juventus , Roma ,Barcelona, PSG, Bayern dhe disa klube tjera kanë bërë kërkesë në UEFA që të futet teknologjia (VAR) nga sezoni 2018-2019 edhe në Champions League .

Kjo teknologji tashmë është aktive në shumë nga ligat me renome dhe ka dhënë rezultate se mund të funksionoj. /IndeksOnline/