23:37 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Katastrofë për yllin e Barcelonës, merr dënim shumë të rëndë nga gjykata

Aventura e Arturo Vidal te Barcelona sapo ka filluar, por ulje-ngritjet nuk kanë munguar.

Ish-mesfushori i Juventus, në fakt, është ankuar për aktivizimin me pikatore dhe më pas ka deklaruar se është gati të luftojë për një vend në formacionin titullar, pa harruar edhe zbulimin e ëndrrës për të luajtur në kampionatin meksikan.

Ato që nuk ndryshojnë kurrë janë zakonet jashtë fushës së lojës, që i kanë kushtuar shumë mesfushorit kilian gjatë eksperiencave në Torino dhe te Bayern Munich, dhe që nuk e ndihmojnë në momentin e vështirë që po kalon në Kataluni, pavarësisht se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur gjatë kohës që ishte në Gjermani.

Siç ka bërë të ditur “Tz.de”, Vidal është dënuar nga një gjykatës i qytetit gjerman që të paguajë një gjobë 800.000 euro për pjesëmarrjen në një sherr më 17 shtatorin e 2017-ës në ambientet e diskotekës “Munich Crowns Club”. Arturo mësohet të ketë keqtrajtuar dy burra me goditje në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit, para se të hidhte drejt tyre edhe një gotë.

Lojtari është ndëshkuar nga videot e sigurisë, që kanë kapur gjithçka. Ndër të tjera, Vidal nuk është paraqitur te seanca dëgjimore, sepse ka qenë i grumbulluar me kombëtaren kiliane. Ngushëllimi i pjesshëm për mesfushorin është se mund t’i paguajë 800.000 eurot me 80 këste.