15:08 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Kategorizimi i ri i komunave sipas zonave

Bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100.000 banorë, ky është kategorizimi i komunave sipas zonave:

Në “Zonën e kuqe” janë 7 komuna:

Prishtina, Fushë-Kosova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani dhe Gjilani.

Në “Zonën e verdhë” janë 14 komuna:

Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtimja, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica, Ferizaj.

Në “Zonën e gjelbër” janë 17 komuna:

Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaj, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin-Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca.

Shpjegim:

  • “ZONA E KUQE”: mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh
  • “ZONA E VERDHË”: deri në 76-150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh
  • “ZONA E GJELBËR”: deri në 75 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh