23:49 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Katër futbollist të formacionit të parë të Milanit në duar të Raiolas

Agjenti i futbollistëve, Mino Raiola ka ndikim të madh te skuadra e Milanit.

Italiani ka në pronësi katër lojtar të Milanit dhe të gjithë prej tyre ishin stratues në ndeshjen e sotme, shkruan Indeksonline.

Romangoli, Donnarumma, Bonaventura dhe Ibrahimovic sot startuan kundër Udineses dhe të gjithë menaxhohen nga Raiola.

Edhe pse njihet si “babai” i transferimeve, Raiola është kritikuar shumë për politikën që ndjek.

Ai kishte  probleme edhe rinovimin e portierit dy vite më parë. /IndeksOnline/