Katër ndeshje të tjera të play-offit zhvillohen sonte/ Vëmendja në Holandë

Katër super ndeshje të play-offit në UEFA Champions League zhvillohen sonte.
Një takim tejet interesant pritet të jetë në Holandë, mes Feyenoordit dhe Milanit, shkruan Indeksonline
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 21:00.
Takimi i parë i kësaj mbrëmjeje, nis në ora 18:45, me sfidën mes Club Brugge dhe Atalantas.
Kurse dy përballjet e tjera të orës 21:00, janë Celtic-Bayern Munchen dhe Monaco-Benfica./Indeksonline/
