12:07 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Katër persona tentojnë të vjedhin në një shtëpi në Mazgit, arrestohen!

Në fshatin Mazgit të Komunës së Prishtinës dje disa persona kanë hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull me qëllim të kryejnë vjedhje, mirëpo pasi janë vërejtur nga pronari të njëjtit janë larguar.

Sipas raportit të policisë, njësit policore si të dyshuar kanë arrestuar katër të dyshuar, të cilët ishin punëtor të sigurimit të kompanisë dhe ishin në orar të punës, shkruan Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/