11:44 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Katër vite “pa” Michael Schumacher (Foto/Video)

E premtja shënon katër vjetorin e aksidentit me ski të legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, shkruan indeksonline.

Me 29 dhjetor 2013, kampioni i shtatëfishtë i Formula 1 u rrëzua gjatë skijimit në Alpet e Meribelit.

Gjatë rrëzimit ai goditi me kokë një shkëmb që i shkaktoi lëndime serioze në tru, që e detyroi të operohet disa herë.

Lëndimi i tij shkaktoi shumë thashetheme dhe huti në mbarë publikun, pasi që familja e tij po e mban të izoluar rastin nga mediat.

Madje familja e tij ka paditur revistën gjermane “Bunte”, e cila tha në dhjetor 2015 se Michael është zgjuar në këmbë për të ecur me ndihmën e një terapie.

Gjendja e tij shëndetësore, deri më sot, mbetet një mister. Ne e dimë se ai është ende në rezidencën e tij zvicerane , ku merr kujdes të plotë nga një ekip mjekësor i përbërë nga më shumë se 15 njerëz që përpiqen të përmirësojnë gjendjen e tij.

Nga familja ne kemi lajme vetëm për djalin e tij Mick , i cili në moshën 18 vjeçare përpiqet të ndjekë hapat e babait dhe të bëhet një shofer i Formula 1 në të ardhmen.

Pavarësisht fshehtësisë totale dhe heshtjes, bota e Formula 1 dhe ajo sportive nuk kanë harruar një nga mitet më të mëdha të shekullit të njëzetë, me shtatë tituj botëror, 91 fitore Grand Prix dhe 68 pole position. /IndeksOnline/