16:57 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

KB Bashkimi transferon basketbollisten e njohur

Skuadra e Bashkimit ka zyrtarizuar lajmin për transferimin e e top basketbollistes të njohur, Aisha Balarabe.

Postimi i plotë i klubit:

Mirësevjen Aisha!

Qendra (193 cm), Aisha Balarabe është përforcimi më i ri në ekipin tonë. Balarabe ka përvojë të madhe në Evropë, pasi ka gati një dekadë që luan në Turqi. Së fundi, Balarabe ka qenë pjesë e ekipit të Bursas dhe ka luajtur me një mesatare prej 16 pikëve e 11 kërcimeve për ndeshje. Karrierë në Turqi, Balarabe ka bërë edhe te Istanbul Universitesi, Ormanspor, Mersin Basketbol, Dogu Universitesi, Istanbul Universitesi Gelisim, Erdemit Belediyesi e Ceyhan Belediye. Duhet theksuar se Balarabe është lojtare e rregullt te Përfaqësuesja e Nigerisë, me të cilën ditë më parë është shpallur kampione e Afrikës. Në fakt, Balarabe ka katër tituj kampioni të Afrikës me Përfaqësuesen e Nigerisë, me të cilën do të paraqitet në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ne i dëshirojmë mirëseardhje Aishas në ekipin tonë: “Ëelcome champion in home of champions”!