21:20 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

KB Lipjani siguron mbijetesën në Superligë

Me fitoren e sotshme, klubi i basketbollit “Lipjani” e ka siguruar mbijetesën në Superligën e Kosovës.

Lipjani e priti sonte Vëllaznimin në shtëpi dhe arriti ta fitojë këtë përballje me rezultat 87:77.

Pikët e fituara nga kjo përballje luajnë rol shumë të rëndësishme në qëllimet e Lipjanit, pasi që ata e kanë siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Më së shumti kosha të shënuar për Lipjanin kishte Musab Mala me 38 pikë, ndërsa për mysafirët shkëlqeu Edmond Kryeziu me 26 pikë.

Vëllaznimi e fitoi çerekun e parë me rezultat 20:22, ndërsa Lipjani atë të dytë me rezultat 26:14. Dy çerekët e pjesës së dytë përfunduan baras (21:21 dhe 20:20).

Për t’i përmirësuar gjasat e skuadrës për ta fituar këtë ndeshje, Lipjani e kishte kërkuar përkrahjen e secilit tifoz.