17:45 / E Premte, 12 Gusht 2022 / Gj. Sh

KB Peja nënshkruan me pesë basketbollistë

KB Peja gjatë ditës së sotme ka nënshkruar me pesë basketbollistë të rinjë.

Fillimisht ata kanë njoftuar se kanë nënshkruar kontratë një vjeçare me ish basketbollistin e Trepçës, amerikanin Rodney Purvis, shkruan IndeksOnline.

Ai ka luajtur edhe në kampionatin më të fortë në botë, ne NBA për ekipen Orlando Magic.

Basketbollisti i dytë i cili i është bashkuar Pejës, është talenti 18 vjeçar Olsi Kurtaj.

Ai ka ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare.

Peja po ashtu ka noftuar se ka nënshkruar kontratë edhe me dy basketbollistë amerikanë, Brad Waldow dhe Jalen Tate.

Basketbollisti tjetëtë që është pezantuar nga KB Peja është talenti 18 vjeçar Dardan Maxharraj.

Krejt këto përforcime janë prezantuar gjatë ditës së sotme, ndërsa Peja ka njoftuar edhe largimin e basketbollistit Dardan Berisha./IndeksOnline/