08:21 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Keita nuk shkon në Liverpool, Leipzigu i reziston ofertës së dytë

Skuadra e Leipzigut i reziston përpjekjeve të Liverpoolit për ta marr Naby Keitan në mini-afatin e janarit.

Klubi gjerman pranoi ofertën e anglezëve në gusht të vitit të kaluar me vlerë 66.4 milionë funte (75 milionë euro), me marrëveshje që më 1 korrik 2018, Keita të prezantohet në “Anfield”.

Por, pas shitjes së Philipe Coutinhos në Barcelonë, ekipi i Jurgen Klopp po tenton t’a sjellë Keitan sa më herët në skuadrën “The Reds”.

Megjithatë një gjë nuk do të ndodhë, pasi bosët e Leipzigut thonë se Keita i duhet skuadrës deri në fund të sezonit për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/