11:53 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kënd e falënderon Ahmeti për pastrimin e shesheve në Prishtinë? [Foto]

Kosova dje festoi 10 vjetorin e Pavarësisë së shpalljes së Kosovës. Me këtë rast mijëra qytetarë dolën për të festuar në sheshet  e Prishtinës.

Përkundër interesimit të shumtë të qytetarëve  që të dalin e të festojnë në kryeqytet, nuk pati ndonjë  incident në vend.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka falënderuar ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike për pastrimin e shesheve që kanë bërë menjëherë, transmeton Indeksonline.

“Falënderojmë ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike për punën mbrëmë e sot në pastrimin e shesheve.  Prishtina”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, mbrëmë këngëtarja me famë botërore, Rita Ora përformojë në Prishtinë ku mblodhi afër 300 mijë qytetarë, përveç saj në skenë ishte edhe këngëtari i talentuar, Ledri Vula./Indeksonline/