21:59 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kënga e re e Butrint Imerit vetëm brenda pak orësh shndërrohet në hit (Video)

Ai tashmë njihet për sukseset e tij në skenën muzikore vendore. Është ky Butrint Imeri, i cili është një nga këngëtarët më të dashur, por edhe më me stil shqiptar, shkruan Indeksonline.

Butrinti sot ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor “Xhanëm”, këngë kjo me një videoklip tejet origjinal dhe të veçantë. Ajo që vlen të theksohet është se projekti në fjalë vetëm për pak orë ka arritur të klikohet afro 200 mijë herë.

“Xhanëm” pritet të jetë edhe hiti i kësaj sezone./Indeksonline/