08:10 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Këngëtaret shqiptare që arritën të prekin skenën ndërkombëtare (Foto)

Çdo vit që po kalon shqiptare po korrin edhe më shumë suksese dhe po futën bindshëm në tregun ndërkombëtar. Kjo çdo shqiptar e bënë të ndihet mirë dhe mishi ti bëhet “kokrra kokrra” kur dëgjon për ta, shkruan Indeksonline.

E gjatë komplet këtij viti këtë ndjenjë e kemi përjetuar shpesh sepse kemi pasur shumë personazhe me origjinë shqiptare që kanë “thyer” kufi dhe kanë “ndërtuar” ura me punën e tyre. Më poshtë gjeni disa nga fytyrat publike që gjatë këtij viti kanë pasur shumë suksese në jetën e tyre profesionale.

Rita Ora

Këngëtarja e parë shqiptare e cila u bë e njohur botërisht për suksesin e saj në muzikë është Rita Ora. Ajo filloi që të bëhet shumë e zëshme në botën e shoubizit ndërkombëtar gjatë viti 2012 me super hitin “Hot Right Noë” .

Edhe gjatë këtyre 365 ditëve që i lamë pas, Rita Ora nuk është ndalur së punuari kurse edhe sukseset nuk i kanë munguar. Ajo ka publikuar gjatë kësaj periudhe një vjeçare disa këngë duke filluar nga “Your Song”, “Lonely together”, “Anyëhere”, këngë të cilat tashmë janë shndërruar në hit të padiskutueshme.

Ndryshe, Rita Ora suksesin më të madh të këtij viti e konsideron pjesëmarrjen e saj si nikoqire në “MTV EMMA AËARDS” kurse ajo u vlerësua me notat më të larta për këtë pjesëmarrje. Ajo ishte kujdesur për çdo detaj duke u paraqitur me 13 veshje të ndryshme.

Kurse Rita këtë vit është renditur edhe në top 10-shen e këngëtareve më të dëgjuara në Britani. Por suksesi i padiskutueshëm është renditja e njëhershme e tre këngëve të saj në “30 këngët më të dëgjuara

Image result for rita ora

 Image result for rita ora

 Dua Lipa

Supriza e këtij viti sidomos sa i përket sukseseve ishte këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa. Edhe pse karrierën në ekranet e mëdha botërore e ka filluar në vitin 2015-2016 sukseset e mëdha i ka arritur këtë vit.

Ajo në fillim të vitit 2017 ka publikuar bashkëpunimin e saj me Martin Garrix, “Skared to be lonely” ,  bashkëpunim ky që u shndërrua në një hit të menjëhershëm duke u dëgjuar në tërë botën.

Pas këtij bashkëpunimi u publikua “Neë Rules”, këngë kjo që  rezultojë që të jetë një sukses shumë i madh për këngëtaren ku për shumë kohë qëndroj në maje të toplistave botërore. Teksti i këngës jepte vet mesazhin që çdo femër duhet të jetë e pavarur ashtu sikurse është edhe vet Dua Lipa.

Kjo këngë që nga korriku ka arritur rreth 800 milion klikime duke u renditur në mesin e videove në të shikuara në kanalin “Youtube”.

Kulmi i suksesit të Duas është çmimi i ndarë nga Spoftie ku ajo u shpallë fituese në kategorinë “Femra më e dëgjuar’, duke lënë pas në këtë kategori edhe divat e muzikës, Rihanna dhe Beyonce. Por Dua nuk u ndal me kaq pasi që tashmë  ka kaluar edhe kufinjët e Anglisë duke u ranguar e katërta në kategorinë “Këngëtarët më të ndëgjuar në botë”.

Image result for dua lipa

Image result for dua lipa

 Bebe Rexha

Blerta Rexha apo tashmë e njohur me emrin e saj artistik, Bebe Rexha edhe këtë vit ka korrur shumë suksese. Ajo gjatë këtij viti ka publikuar “Meant to Be”, “The Ëay I are”, “I Got You” të cilat janë shëndërruar në hite të padiskutueshme që do mbesin gjatë në kujtesën e njerzëve.

Këto këngë kanë arritur me miliona klikime në kanalin “Youtube” kurse për disa kohë kanë qëndruar edhe në “Youtube Trending”. Të gjitha ato tashmë janë shëndërruar në cover nga këngëtar të ndryshëm. Ajo gjithashtu nga “Spofty” është vecuar ndër këngëtaret më të dëgjuara ku ka arritur rreth 100.000.000 “streams” në këtë kanal.

Kurse përvec për muzikën Bebe këtë vit është komentuar edhe për dukjen e saj sidomos për format trupore të cilat cdo vit po bëhen më të lakmueshme. Ky vit ka qenë i mbushur me veshje, stile dhe dizajne të ndryshme për këngëtaren kurse përvec shumë komenteve pozitive kishte edhe të tilla që e akuzonin për zhveshje të tepruar.

Image result for bebe rexha

Image result for bebe rexha

Dafina Zeqiri

Këngëtarja e famshme shqiptare karrierën e filloi në moshë shumë të re në Kosovë por synimi i saj ishte tregu ndërkombëtar. Dafina gjatë viti 2017 punoi fortë që këtë ëndërr ta bëjë realitet duke u zhvendosur në Amerikë dhe nga atje publikoj edhe projektin e saj “Four Season”. Këngë kjo e cila u pëlqye shumë nga publiku dhe ka grumbulluar shumë klikime në “YouTube”, kurse në më pak se një javë  Dafina mori 1 milion “Streams” në “Spotify”.

Kurse në muajin tetor, Dafina publikoj edhe projektin e saj “Told Yaa”, projekt ky që u komentua shumë në mediat ndërkombëtare. Klipi i këngës është ai që e bënë edhe më të veçantë kurse i tërë ky produkt është realizuar në Amerikë.

Tashmë në kanale të ndryshme gjendet edhe albumi i parë ndërkombëtar i Dafinës, “King”. Ky album përbëhet nga disa këngë duke përfshirë tashmë edhe dy hitet “TOLD YA” dhe “Four Season”.

Ndryshe, për Dafinën u shkrua edhe nga prestigjiozja “Harper’s Bazaar” e cila është një nga revistat më të njohura të shoëbizit dhe jo vetëm. Aty për Dafinën u shkruan fjalët më të mira dhe ndër të tjerash u cilësua si një artiste premtuese.

Shpresojmë që sukseset e këtij viti për Dafinën të jenë vetëm fillimi kurse i urojnë një karrierë të bujshme gjatë 2018-ës./Indeksonline/

Image result for dafina zeqiri french montana

Image result for dafina zeqiri french montana