14:55 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur zbulon linjat në fustan elegant

Ish-anëtarja e grupit Destiny’s Child, Michelle Williams ka marrë pjesë në fondacionin ‘The Christopher & Dana Reeve i cili u mbajt në Nju Jork.

38 vjeçarja ishte kujdesur që të shkëlqente në këtë event, e veshur me një fustan të shkurt të zi i cili theksonte format e këngëtares, ajo është dukur mahnitëse dhe më bukur se kurrë më parë, shkruan Indeksonline.

Ajo ka pozuar para fotografëve në tepihun e kuq derisa morri gjithë vëmendjen e të pranishmëve.

Ndryshe, fondacioni ‘Reeve’, sipas faqes zyrtare të tyre në internet, është i dedikuar për të kuruar lëndimet e shtyllës kurrizore duke financuar kërkime të reja dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës për njerëzit që jetojnë me paralizë përmes granteve, informatave dhe avokimit. /Indeksonline/