15:56 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Këngëtarja shqiptare që sipas Besa Kokëdhimës shkëlqeu në “Oscar 2018” (Foto)

Në mesin e yjeve që mbrëmë u bënë pjesë e ceremonisë së madhe Oscars, ishin edhe Bebe Rexha, Rita Ora e Bleona Qereti. Derisa dy të parat morën lavdata të shumta rreth paraqitjeve të tyre, që të dyja kishin zgjedhur ngjyrën e kuqe. E në anën tjetër paraqitja e Bleonës me një rrjet të zezë, u bë gjithandej lajm në mediat botërore, të cilët këtë veshje e quajtën si skandale, shkruan Indeksonline.

Megjithatë këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima ka dhënë mendimin e saj rreth këtyre vajzave. Ajo në rrjetin social Instagram ka postuar një instastory ku shihet Rita Ora në paraqitjen e saj të mbrëmshme. Kjo tregon se Besa adhuron Ritën./Indeksonline/