09:54 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Keqpërdorin lejen ndërtimore, dy të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan pasi dyshohet se gjatë ndërtimit të një objekti, kanë keqpërdorur lejen ndërtimore duke tejkaluar sipërfaqen e paraparë në projekt.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në ora 17.00.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.