23:27 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kërcënonte gazetarët – Arrestohet Visar Geci!

Policia e Kosovës ka arrestuar sot arkitektin nga Prishtina, Visar Geci.

Indeksonline mëson se arrestimi i tij erdhi pasi ai kërcënoi dy gazetarët e portalit ‘Insajderi’, Parim Olluri dhe Visar Duriqi.

Geci kërcënimet dhe ofendimet e tij ndaj gazetarëve i kishte bërë publike në profilin e tij të Facebook-it.

Policia e Kosovës e  ka ndaluar për 48 orë Visar Gecin. /Indeksonline/