10:57 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kërkesa e papritur e Ibrahimovic drejtuar Milanit

Mediat vazhdojnë të raportojnë se negociatat mes Zlatan Ibrahimovic dhe Milanit janë duke ecur mjaft mirë.

Sulmuesi është aktualisht i kontraktuar me LA Galaxyn, por mund të udhëtojë drejt Italisë muajin e ardhshëm.

Kjo për shkak se klubi i MLS-s dështoi të kualifikohet në fazën e ”play-offit”, transmeton IndeksOnline.

Sipas Corriere della Sera, Ibra dëshiron rikthimin në Milan, ku ai ka shënuar 56 gola gjatë viteve, 2010-2012.

Propozimi aktual i Milanit është një kontratë 6 mujore me opsionin edhe për një sezon.

Megjithatë, Tuttosport shkruan se suedezi kërkon një marrëveshje 18 mujore./IndeksOnline/