15:45 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Kërkesa qesharake e serbëve, kërkojnë dorëheqjen e njerëzve më profesional të shtetit

Përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe kanë mbajtur sot një takim në Mitrovicë të Veriut. Këshilltarët e mbledhur kanë miratuar tri konkluzione duke kërkuar ndër të tjerash dorëheqjen e drejtorit të policisë dhe ministrit. Por, kjo kërkesë mbetet tejet e paarsyeshme pasi që ministri dhe drejtori i policisë janë vlerësuar për profesionalizmin e lartë të treguar.

Shpend Maxhuni dhe ministri Flamur Sefaj ka marrë lëvdatat më të mëdha nga të gjitha institucionet pasi që Policia e Kosovës ka kryer një nga aksionet më të suksesshme të cilat kanë qenë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës dhe urdhërat e shtetit. Kësisoj, serbët po tentojnë shkarkimin e dy drejtuesve të lartë që po shquhen me profesionalizmin e tyre për të tentuar indirekt dobësimin e këtyre institucioneve.

Poashtu, brenda tre javësh përfaqsuesit serbë kanë kërcënuar me formimin e asociacionit./Indeksonline/