15:30 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Kërkimet për dy policët e zhdukur, ndalet uji në Ferizaj (Video/Foto)

Janë bërë pesë ditë që nga momenti kur dy policë të Kosovës devijuan rrugën me veturë, duke rënë në lumin Lepenc.

Trupat e dy pjesëtarëve të policisë, pavarësisht kërkimeve masovike që janë bërë tash e sa ditë, akoma nuk janë gjetur.

Për të ndihmuar në gjetjen e policëve të zhdukur, sot hidrocentralet në Brezovicë kanë bllokuar rrjedhën e ujit, veprim të cilin e kanë marr në koordinim me Policinë e Kosovës.

Se uji është ndërprerë kanë thënë edhe disa lexues të Indeksonline nga qyteti i Ferizajt.

Ata kanë thënë se tanimë uji është ndërprerë dhe nuk ka në pothuajse tërë qytetin. /Indeksonline/

Temat: