11:54 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Kërkimi për policët zgjerohet nga vendi i aksidentit deri në kufi (Foto)

Janë bërë pesë ditë që nga zhdukja e dy policëve të Kosovës, Malor Dashin dhe Armend Trenën.

Pjesëtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Njësiti FIT dhe shuam vullnetarë të tjerë po vazhdojnë edhe sot kërkimet për dy pjesëtarët e zhdukur.

Ekpi i Indeksonline është në vendin e ngjarjes për të raportuar në kohë me ngjarjen.

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi për Indeksonline ka thënë se kërkimet sot janë shtrirë nga vendi i aksidentit deri në kufi.

“Jemi ne ditën e peste të kërkimit, ende asnjë gjurme nuk është gjetur. Është kontrolluar një zone prej 5 kilometrash por nuk është gjetur as edhe një gjurmë. Kërkimi do të shtrihet nga vendi i aksidentit deri ne kufi nga njësitet e policisë së Kosovës dhe njësitet e FSK-së. Kemi gjithashtu edhe vullnetar, zhytës profesionist te klubit Prishtina. Kërkimet do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë nga ora 9:00 deri në orët e vona të natës varësisht kushteve atmosferike”, toger Agim Gashi.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 21:00 dhe që nga ajo ditë nuk ka asnjë gjurmë rreth dy policëve.

Ndërsa, për shkaqet që dërguan deri të aksidenti ende nuk janë të njohura.

Në terren sot është parë edhe Njësia për Krime të Rënda e Policisë së Kosovës./Indeksonline/