14:43 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këshilli i Ministrave të Bosnjës mban mbledhje por nuk vendosin reciprocitet për Kosovën

Këshilli i Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës është takuar sot, ku kanë biseduar në lidhje me taksën prej 100% të vendosur nga Kosova për produktet e Serbisë dhe po ashtu ato të Bosnje dhe Hercegovinës. Por aty është marr vendim që Bosnja dhe Hercegovina nuk do të vendosë për masë të reciprocitetit me Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar vet Ministër i Tregtisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Mirko Sharoviq i cili ka thënë se vendim për masën 100% nga Kosova është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s.

“Këshilli i Ministrave kërkon pala e Kosovës që të anulojë urgjentisht këtë vendim. Bosnja dhe Hercegovina nuk meritonte masa të tilla” ka thënë Sharoviq.

Sipas tij “është e qartë që përveç arsyeve ekonomike”, ka pasur arsye të tjera pse Kosova e ka marrë këtë vendim.

Ndryshe, ky vendim ka hyrë në fuqi sot, ku sipas zëdhënësit të Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci  në të gjitha pikëkalimet kufitare po respektohet vendimi për taksën./Indeksonline/