16:11 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Këshilltari i Konjufcës akuzon opozitën: Kjo çka po ndodhë është si pasojë e marrëveshjeve të 2015-tës

Këshilltari i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca Ilir Kërçeli ka akuzuar opozitën për gjendjen në veri.

Sipas Kërçelit, gjendja aktuale në veri është si pasojë e marrëveshjeve të nënshkruar në vitin 2015, të cilat këshilltari i Konjufcës i cilëson si antikushtetuese, transmeton Indeksonline.

Kërçeli ka kërkuar nga opozita të u kërkoj falje qytetarëve për marrëveshjet.

Postimi i plotë:  

Me këto çka po përballemi sot, nuk janë si pasojë e vizitave të krerëve të shtetit jashtë vendit. Kjo me të cilën po përballemi sot nuk po na vjen vetëm nga Serbia, por edhe nga këta që sot po ngjallin panik tek qytetarët, e të cilët në 2015 nënshkruanin marrëveshje antikushtetuese si Zajednica, marrëveshje në të cilat sot po thirret Serbia.

Të paktën kërkoni falje për marrëveshjet e turpshme qe ua servuat qytetarëve tanë, para se të mendoni ta zhvendosni fajin te ata te cilët sot po punojnë shumë për ta përmirësuar një gjendje të trashëguar nga ju.

Qytetarët dhe partia juaj, përfundimisht të pensionuan, nga karriera juaj politike, e cila veç të këqija i solli vendit tonë.