21:46 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këshilltarja e kryeministrit: Zyrtarisht, AAK, partia e parë shqiptare në Kosovë me më së shumti komuna

Pas përfundimit të votimit në komunën e Istogut, Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar edhe rezultatet përfundimtare.

Në bazë të këtyre rezultateve fitues doli të jetë kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, shkruan Indeksonline.

Dreshaj mblodhi gjithsej 10 mijë ë 241 vota, 52 më shumë se kundërkandidati nga radhët e LDK-së, Haki Rugova.

E lidhur me këtë rezultat ka shkruar edhe këshilltarja e kryeministri të vendit, Ramush Hardinaj, Meliza Haradinaj.

Sipas saj, përfundimisht AAK, është partia partia e parë shqiptare në Kosovë, me më së shumti komuna të fituara.

Ky është postimi i plotë:

Dhe përfundimisht, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, aleanca e fitores, partia e Kryeministrit Ramush Haradinaj, edhe zyrtarisht sonte është partia e parë shqiptare në Kosovë, me më së shumti komuna të fituara.

Tutje…