23:11 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kështu arsyetohet van Dijk pas barazimit me West Hamin

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit Virgil van Dijk, nuk ka qenë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij. Ai theksoi që West Hami krijoi shumë probleme për “të kuqtë”.

“Ishte ndeshje e vështirë dhe ata u mbrojtën shumë mirë. Ne mund të paraqiteshim më mirë. Duhet të pajtohemi me një pikë dhe të vazhdojmë.

Ndërprerjet janë armë e fortë e tyre dhe u vërejtë që ata kishin punuar shumë me to. Duhet të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje, ende jemi në krye të Premier Ligës dhe duhet ta shijojmë presionin.

Ka mundësi edhe të luash për asgjë, por ne po luajmë për diçka, për titull. Ne do të rikthehemi” deklaroi van Dijk. /Indeksonline/