Kështu befasohet Rina Balaj disa ditë pas ditëlindjes
Reperja e re në moshë, Rina Balaj ditë më parë ka festuar ditëlindje e saj të 19-të.
Rina bëri një festë private në mesin e miqve të afërt jashtë Kosovës, shkruan Indeksonline.
Por, menaxhmenti i këngëtares ‘On Records’ , kanë vendosur ta befasojnë këngëtaren disa ditë pas ditëlindjes.
Përmes një imazhi në Instagram Rina ka treguar dhuratën që label i saj i kanë dhuruar.
Ajo në imazh shihet me një tortë ndërsa ka falënderuar stafin.
“Faleminderit shumë familjes t’madhe ON RECORDS per surprizën e vonshme, pasi qe ditëlindjen se festova n’Kosove”, ka shkruar Rina përkrah fotografisë./Indeksonline/