01:00 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kështu do të duket nga brenda G-Class e re [Foto]

Prodhuesi gjerman vazhdon t’i zbulojë gradualisht dizajnin e modeleve të ardhshme. 

Mercedesi ka publikuar fotografitë e enterierit të gjeneratës së re të modelit të vet.

Pasi në nëntor publikoi fotografitë e gjeneratës së ardhshme të A-Class, tash ka sjellë edhe fotografitë e reja të kabinës së G-Class, e cila do të ketë premierën botërore në panairin e veturave në Detroit, në janar të vitit të ardhshëm.

Detaje tjera teknike, specifika dhe të dhëna për motorizimin e klasës Mercedes, do të bëhen të ditura para premierës së caktuar për fillim të vitit 2018.