14:58 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Kështu do të duket pika kufitare Kosovë-Serbi

Pika kufitare në Merdare që lidh Kosovën me Serbinë, do të ketë një pamje krejt tjetër nga ajo që ishte kohë më parë.

Vitin e kaluar ishte nisur një projekt i cili kishte për qëllim rregullimin e pikës kryesore doganore që lidhte Kosovën dhe Serbinë, e kjo gjë është thuajse në përfundim.

Siç thonë nga BE’ja, kjo pikë kalimi do të lëshohet pjesërisht në muajin maj, ndërkohë që për kompletimin e projektit, nuk dihet akoma saktë.

E punët në këtë projekt i vizitoi dje Zëvendës Shefi i EULEX Kosova, Bernd Thran, së bashku me Këshilltarin Doganor për MIK të EULEX-it, Alan Wilson. Ata u shprehën të ngazëllyer me këtë projekt.

Kur të hapet për qarkullimin e automjeteve, Merdare do t’i ketë disa karakteristika të ndryshme ekologjike, nga pesë korsi për qarkullimin e automjeteve në secilin drejtim, objektet dhe pajisjet më moderne, si dhe do të jetë ajo që z. Thran e përshkruan si “PKP-ja më moderne dhe bindshëm më mbresëlënësja në Ballkanin Perëndimor , transmeton gazetametro.

Ndryshe, në Merdare zakonisht ka fluks më të madh të kalimit të mauneve me mallra, por edhe të qytetarëve kosovarë që jetojnë në diasporë.