13:28 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kështu e arsyeton Sejdiu mospjesëmarrjen e Ymerit dhe të tjerëve në mbledhjen e sotme (Video)

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Sejdiu ka arsyetuar mospjesëmarrjen e kryetarit Visar Ymeri dhe disa të tjerëvve në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë

Në një intervistë të shkurtër për “Indeksonline”, ai ka squarar se kjo mbledhje është thirrur me kërkesë të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të cilët kanë mbledh nënshkrimet e nevojshme.

“Mendojë që kryetari Ymeri nuk është në Kosovë fare kështu që e ka pas të pamundshme me qenë në mbledhje ndërsa për të tjerët Hyseni e sqarojë se nuk ka ndonjë telashe sai përket asaj pune.  Mund të ndodhë që dikush nuk ka qenë në Prishtinë apo Kosovë”, ka thënë ai.

Sejdiu pret që në vazhdimin e  mbledhjes diskutimet të jenë më të hapura dhe sinqertë për rrugën përpara.

Më poshtë, video: