18:17 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kështu e komenton Thaçi vendimin e Haradinajt për rritjen e pagës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke e komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e kabinetit qeveritar të cilat qeveria Haradinaj mori vendim për rritje, tha se ai njihet si person që ka bërë rritje të pagave për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.

I pari i shtetit ka theksuar  se ai asnjëherë nuk ia ka rritur rrogën vetes por e ka pasur ashtu edhe qysh e ka gjet.

Thaçi tha se sa i përket vendimit të Ramush Haradinajt, kjo është punë e kryeministrit derisa tha se çështja e pagave do të rregullohet edhe më ligjin për paga.