16:17 / E Diele, 26 Maj 2024 / G T

Kështu u bë “copa” makina e Red Bullit në garën e Monakos

Është duke u zhvilluar gara e Formula 1 për Çmimin e Madh të Monakos.

Në fillim të garës ndodhi një aksident i rëndë ku u përfshinë tri makina, shkruan Indeksonline

Image

Ato që e pësuan më shumë ishte makina e Sergio Perezit të Red Bullit dhe Kevin Magnussen.

Madje makina e Perezit u shkatërrua plotësishtë, por fat i mirë është se pilotët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gara është duke vazhduar dhe momentalisht në pozitën e parë është piloti i Ferrarit, Charls Leclerc./Indeksonline/