22:08 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kështu u votuan partitë politike nga mërgimtarët e regjistruar në Prishtinë

Përpos që doli partia fituese e votave të rregullta në vend, vetëvendosje bindshëm po del të jetë partia fituese edhe e votave të diasporës.

Në QNR ku edhe po vazhdon numërimi i këtyre votave bëhet e qartë se në shumicën e votimeve të kosovarëve që jetojnë jashtë Kosovës, VV është e para.

Në vendvotimin 019/006, Lëvizje Vetëvendosje mori 120 vota, LDK 19, Nisma-AKR, 11, AAK-PSD pesë vota, PDK 20 vota, transmeton Indeksonline.

 Kurse në vendvotimin 019/003, Lëvizja vetëvendosje mori 126 vota, LDK 17, Nisma-AKR 18 vota, PDK 14 vota, AAK-PSD dy votë./Indeksonline/


Në numrin e vendovtimit 019/002, Vetëvendosje mori 110 vota, LDK 30 vota, Nisma-AKR 013 vota, AAK-PSD pesë vota, PDK 14 vota.

Në vendnumërimin 019/007 nga mërgimtarët e regjistruar në Prishtinë del që Vetëvendosje mblodhi 128 vota, LDK 25, NISMA-AKR 13, PDK shtatë vota./Indeksonline/