17:34 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Këta aktorë hollivudianë për herë të parë në Kosovë, vijnë me këtë datë!

Për herë të parë në Kosovë më 13 prill do të vijnë aktorët hollivudianë, Robert Davi dhe Luke Goss, për ta promovuar premierën e filmit të ri Your Move, në kinemanë Cineplexx, para se të vazhdojnë me premierat në Tiranë më 14 prill, Los Anxhelos dhe Sidnej.

Kjo premierë do të jetë një ngjarje e rëndësishme për kulturën e vendit tonë, kështu që do të ketë fillimisht një premierë private enkas për gazetarët e kulturës, si dhe konferencë për shtyp të premten prej orës 12:00.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë dy aktorët, Robert Davi dhe Luke Goss, producenti i filmit Cedric Magnin, si dhe ndihmës-producenti i filmit, biznesmeni shqiptar Duka Gërvalla.

Përveç konferencës,  në mbrëmje prej orës 21:00 do të organizohet një Gala Premierë, ndërsa prej orës 20:30 pritet parakalimi mbi tepih të kuq i aktorëve Robert Davi dhe Luke Goss, si dhe mbi 450 të ftuarve artistë kosovarë, fytyra publike, etj./Indeksonline/