16:22 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Këta janë akademikët që u vranë në universitetin turk

Në ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Universitetin Osmangazi, në Turqi kanë humbur jetën katër persona.

Mediat turke raportojnë se një asistent ka vrarë zëvendësdekanin, sekretarin e fakultetit, si dhe pedagogun dhe profesorin e këtij universiteti, transmeton Indeksonline.

Policia ka arritur të kapë sulmuesin i cili ka gjuajtur me armë, ku përveç katër të vdekurve, të lënduar kanë mbetur edhe tre persona tjerë.

Mediat turke po ashtu bëjnë të ditur se me rastin po merren tre prokurorë. /Indeksonline/

Temat: