19:44 / E Enjte, 23 Maj 2024 / L K

Këta janë dy personat e arrestuar për mashtrim ku përfituan 90 mijë euro

Krimet Ekonomike sot kanë bastisur dy lokacione, në Prishtinë dhe në Gjakovë, ku dyshohet se disa persona në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme si persona zyrtar kanë mashtruar viktimën të cilës në emër të shitjes së një banese në Prishtinë, i kanë marr shumën e parave  në vlerën mbi 90,0000.00 euro.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se dy të arrestuarit janë Shkumbin Hoti dhe Hekuran Hoda.

Me urdhër të prokurorit personat e dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa edhe dy të tjera janë shpallur në kërkim policor./IndeksOnline/