08:05 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Këta janë dy policët që u zhdukën në Kaçanik [Foto]

Dy policë kosovar kishin rënë me veturë në humnerë në mbrëmjen e së shtunës në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Indekosnline mëson se bëhet fjalë për policët nga Kaçaniku, Malsor Dashi dhe Armend Trena të cilët po vazhdohet të kërkohen edhe më tej.

Kujtojmë, se në vendin e ngjarjes tashmë janë edhe pjestarë të FSK-së, si dhe njësiti i zhytësve të cilët janë futur në lumin Lepenc në kërkim të dy policëve të zhdukur.

Ndryshe, “Indeksonline” ishte në vendin e ngjarjes ku edhe raportoi dje për këtë rast, mirëpo ende nuk ka rezultate.

Më poshtë shikoni fotografitë:

/Indeksonline/

 

Vazhdon kërkimi i policëve në Kaçanik, FSK futë zhytësit në Lepenc (Foto)