11:12 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këta janë personat që po e ‘bllokojnë’ Bekim Jasharin (Foto)

Kryetari i Skenderajit, Bekim Jashari, ka akuzuar asambleistët e partive politike se po e bllokojnë punën e Kuvendit Komunal, duke braktisur seancat.

Në një konferencë për media të mbajtur dje, Jashari ka përmendur me emra asamblesitët që sipas tij me qëllim po braktisin seancat që të bllokohet punë në Kuvendin Komuna.

Ai ka fajësuar fillimisht asambleistët e PDK-së, dhe zyrtarët e kësaj partie në Skenderaj të cilët i ka përmendur me emra, shkruan Magazina.al

Madje ai ka përmendur edhe emrat e atyre të cilët gjatë zgjedhjeve e kanë ndihmuar duke bërë fushatë për të.

“Po i pengon ish kryesuesit, Ismet Salihit, po i pengon dajës së babes tim, Jetullah Gecit që ka qenë komandant i brigadëes 112 për clirim të këtij vendi e që sot është pengesë për zhvillim të këtij vendi, po i pengon Sahit Citakut, Rasim Shalës që është dhëndër i dajës së babes tem, Lavdie Gecit, po i pengon Arban Osmanit që rri nëpër kafe me juve e sot e pengon këtë seancë, Albert Rexhepit, Fitore Maxhunit, Latif Smakiqit, Adelina Spahiut, po i pengon befasishëm që nëpër media ska lë asgjë pa thënë për qeverisjen e kaluar, Lëvizjes Vetëvendosjes e që në këtë rast është,Vjollca Ramadani e Hysni Mehani”, ka thënë Jashari.

Temat: