15:02 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Këta janë pesë deputetët që pritet të arrestohen nga Policia e Kosovës

Liburn Aliu, Xhelal Sveqla, Fitore Pacolli, Sali Zyba dhe Drita Millaku pritet të arrestohen nga Policia e Kosovës. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje akuzohen për hedhjen e gazit në Parlamentin e Kosovës gjatë seancës së sotme për demarkacionin.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se arrestimi pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.

Më herët Prokuroria kishte nisur procedurat hetuese ndaj këtyre deputetëve.

Të njëjtit nuk do të lejohen që të marrin pjesë në seancën që pritet të nisë për pak minuta, vendim të cilin e ka marrë Kuvendi i Kosovës./Indeksonline/