13:31 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këta janë tre të ftuarit e parë të Arbana Osmanit, në mesin e tyre edhe Lorik Cana

Më në fund ditën e shtunë rifillon një nga emisionet më të ndjekur “Dua të të bëj të lumtur” nën moderimin e Arbana Osmanit.

Kjo puntatë do të jetë e mbushur me shumë surpriza dhe të ftuar specialë nga bota e ekranit. Të ftuarin e parë e ka zbuluar vetë moderatorja ditën e djeshme nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, dhe ai do të jetë aktori  mjaft i dashur për publikun, Robert Ndrenika.

Por jo vetëm kaq, ju ka marrë malli të shihni aktorin e disa filmave shqiptarë, Rikard Larja?

Në një nga puntatat do të jetë edhe ai i ftuar duke na risjellë në memorie imazhin e tij. I ftuari tjetër do të jetë edhe futbollisti i njohur, Lorik Cana.

Mesa duket të ftuarit do të jenë aty për të surprizuar adhuruesit e tyre. Ky edicion do të jetë i mbushur me emocione dhe do të vijë në ekranet tona çdo të shtunë në 20:50.