Këto do jenë kompetencat e Asociacionit, sipas serbëve
Mediat serbe kanë shkruar rreth formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, të cilën, Lista Serbe ka paralajmëruar sot gjatë ditës se do e formojë në mënyrë të pavarur.
Sipas Tanjug, Asociacioni do formohet në 10 komuna të Kosovës, të cilat janë me shumicë serbe, në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel.
Kështu, sipas tyre, këto komuna do të kenë presidentin e tyre, zëvendësinë e tyre, Këshillin, si dhe Kuvendin./Indeksonline/