75 Mall Live Search
11:51 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Këto ishin fjalët e Marko Gjuriqit, pak minuta para se të arrestohej

 

Edhe pse e kishte të ndaluar të hyjë në Kosovë, megjithatë, Marko Gjuriq hyri në veri të Mitrovicës përmes rrugëve alternative.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, mbajti një fjalim para të pranishmëve në sallën ku ishte organizuar takimi.

Siç ka thënë ai, e ardhmja e Kosovës e Metohisë varet edhe nga mendimi i serbëve të Kosovës.

Gjuriq u ka premtuar serbëve se veriu i Kosovës kurrë nuk do të jetë pjesë e Kosovës së pavarur dhe as pjesë e Shqipërisë së Madhe.

Megjithatë, pak kohë pas fjalimit të tij, njësia speciale e Policisë së Kosovës “ROSU”, kanë hyrë me forcë në sallën ku po mbahej takimi dhe e kanë arrestuar Marko Gjuriqin.

Më pas ai është sjellë në stacionin kryesor të policisë në Prishtinë, ku më pas është dërguar në kufi me Serbinë për t’u liruar.

 

Fjalimi i plotë i Gjuriqit para arrestimit

Vëllezër dhe motra, të dashur miq, të dashur qytetarë të Mitrovicës, të dashur qytetarë të Kosovës dhe Metohisë, ne sot kemi ardhur këtu, siç kemi premtuar, siç jemi marrë vesh, me iniciativën e kryetarit Vuçiq edhe e kemi  organizuar këtë tryezë të rrumbullakët, me qëllim që këtu me serbët e Kosovës dhe Metohisë të bisedojmë për ardhmërinë e serbëve këtu.

Kemi ardhur këtu që t’iu sjellim disa mesazhe të rëndësishme, para se gjithash dëshiroj t’ju them se pa juve, pa serbët nga Kosova dhe Metohia nuk ka zgjidhje për ardhmëri të Kosovës dhe Metohisë, se për çdo zgjidhje për Kosovë dhe Metohi duhet të merret parasysh dhe të llogaritet edhe me atë çfarë është në interes të popullit tonë i cili në dy dekadat e fundit aq shumë ka vuajtur.

Dëshiroj që edhe nga këtu, Mitrovica e Kosovës të dërgojmë mesazh të qartë se Kosova dhe Metohia, veriu i Kosovës dhe Metohisë kurrë nuk do të jetë pjesë e të ashtuquajturës Kosovë e pavarur e as pjesë e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe.

Projekte të tilla dhe të ngjashme i përkrahin vetëm ata të cilët dëshirojnë konflikte nëpër këto hapësira, ata të cilët nuk dëshirojnë që popujt të cilët jetojnë në këto hapësira të merren vesh dhe fëmijët e tyre në të ardhmen të jetojnë në paqe dhe të mos brengoset se a do të lëvizin të lirë, pa brenga se a do arrestohen nëse kanë mendim politik ndryshe.

Këto kohëra dëshirojmë t’i lëmë pas vetes, dhe për këtë arsye politika e Serbisë është politikë të cilën sot e promovon kryetari Aleksandar Vuçiq, e cila është politikë e arritjes së kompromisit. Politikë e cila do të thotë se, edhe populli ynë në Kosovë dhe Metohi, edhe shteti  ynë në Kosovë dhe Metohi duhet të fitojë patjetër diçka dhe se me gjithë forcën tonë do të vazhdojmë, siç kemi parë, siç keni parë edhe sot kur në çdo mënyrë janë përpjekur ta pengojnë ardhjen tonë këtu.

Ne sot kemi ardhur para se gjithash sepse Serbia dëshiron të dëgjojë se çfarë mendoni ju dhe të dërgojmë mesazhin, se ashtu si edhe deri tani, e gjithë Serbia do të jetë me juve. Kaq për tani dhe ju falënderoj për durim dhe në këtë pritje madhështore.