Këto janë 10 familjet mbretërore më të pasura në Evropë
Mbretëresha e Anglisë mund të jetë më e njohura në të gjithë botën, por nuk është më e pasura në Evropë.
Më poshtë janë renditur 10 familjet mbretërore të Evropës që kanë më shumë pasuri të raportuar.
- Mbreti Filip i Belgjikës, 13 milionë dollarë
Shpenzimet e familjes mbretërore që mbulohen nga shteti belg janë rreth 13 milionë dollarë në vit, plus shërbimet të tjera mbështetëse. Pronat mbretërore i përkasin shtetit ose Trustit Mbretëror, që nuk mund të shiten.
- Mbreti Felipe VI i Spanjës, 20 milionë dollarë
Thuhet se mbreti i Spanjës e ka ulur rrogën me 20%, në 267,447 dollarë, në vitin 2015. Familja mbretërore ka pesë pallate, pesë vila jashtë qyteteve, 10 manastire. Kostoja vjetore e familjes që mbulohet nga shteti është 8.9 milionë dollarë në vit.
- Mbreti Herald V i Norvegjisë, 30 milionë dollarë
Monarkia norvegjeze shpenzon 72 milionë dollarë në vit. Në vitin 2017 qeveria dha 32 milionë dollarë për familjen mbretërore dhe 14 milionë për shpenzime personale të mbretit e të mbretëreshës.
- Mbretëresha Margaretë e Danimarkës, 40 milionë dollarë
Margareta II ka që në vitin 1972 që është mbretëreshë e Danimarkës. Familja mbretërore merr 12.8 milionë dollarë në vit, të cilat mbulojnë veprimtaritë e mbretëreshës si dhe shpenzimet private.
- Mbreti Karl Gustaf XVI i Suedisë, 70 milionë dollarë
Mbreti Karl Gustaf mori 7.6 milionë dollarë për detyra zyrtare në vitin 2015. Pallati mbretëror mori 7.4 milionë dollarë për jetën e monarkëve. Familja ka nën pronësi private Pallatin Soliden si dhe një shtëpi pushimesh verore në detin Balltik.
- Mbretëresha Beatrix e Holandës, 200-300 milionë dollarë
Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, mori një buxhet prej 47 milionë dollarësh, që mbulon edhe vizitat zyrtare jashtë vendit. Ai ka edhe një pasuri personale prej pronash private, investimesh, si dhe aksione në Shell Oil.
- Mbretëresha Elizabeta II e Anglisë, 500-600 milionë dollarë
Granti qeveritar që i jepet familjes mbretërore është 57.9 milionë dollarë në vit. Nga qiratë e pronave mbretëresha merr rreth 20 milionë dollarë.
- Alberti II i Monacos, 1 miliard dollarë
Alberti II i Monakos zotëron një të katërtën e mbretërisë së tij. Mes pronave numërohen koleksione makinash antike, aksione në resorin e Monte Karlos “Societe des Bains de Mer”, një koleksion pullash. Të gjitha janë pjesë e pasurisë së shtëpisë Grimaldi.
- Duka i Madh Henri i Luksemburgut, 4 miliardë dollarë
Familja dukale e Luksemburgut ka një fond prej 324 mijë dollarësh në vit për të mbuluar funksionet shtetërore, dhe më shumë se 12 milionë dollarë për jetesën e familjes mbretërore. Pronat i administron kurora.
- Princi Hans Adam II i Lihtenshtejnit, 5 miliardë dollarë
Princi Hans Adam II merr 270,000 dollarë për të mbuluar funksionet shtetërore, por pasurinë e vërtetë e ka për shkak të pjesës që ka privatisht në bankën LGT Group, një investim i bërë nëpërmjet Fondacionit “Princi i Lihtenshtejnit”, që ka investime në pasuri ët patundshme, pyje dhe kompani verërash.