13:58 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Këto janë 5 kampionatet që përkundër koronavirusit nuk po e ndalin futbollin

Më shumë se gjysma e botës është “ngujuar” në shtëpi për shkak të pandemisë globale që është zyrtarizuar që në mars nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) dhe thuajse 3 milionë janë prekur nga Covid-19.

Veç kësaj, edhe mbi 200 mijë të vdekur. Bilanc lufte, natyrisht, por që nuk ndikon që futbolli të mos vazhdojë në 5 kampionate! Në fakt, Tajvani, Bjellorusia, Nikaragua, Turkmenistani dhe Taxhikistani janë duke luajtur rregullisht…

telemedia.al

Disa me dyer të mbyllura, si Turkmenistani, Nikaragua, Tajvani dhe Taxhikistani, por dikush me dyer të hapura dhe publik, si Bjellorusia.

Kështu, fundjava i takon këtyre 5 ligave. Në Tajvan luajtën javën e 3-të të kampionatit, teksa ekipi kampion dhe për t’u mundur mbetet Taipei Tatung dhe sfidanti i përhershëm Taipoëer.

Në Bjellorusi, tre skuadra janë në krye deri tani pas 5 javësh me 10 pikë! Slutsk, Torpedo-BalAZ dhe Vitebsk, ndërsa në Taxhikistan sigurisht që skuadra më e famshme dhe e fortë është Istiqlol, e cila është një farë “Juventus” në Itali! Jo vetëm që ka mbledhur më të mirët e kombëtares, por ka edhe superbuxhet.

Në Turkmenistan, gjithashtu, dominimi mban emrin Altyn. Ka vite që fiton kampionatin me lehtësi. Prej disa vitesh e rivalizon vetëm Ahal, që këtë vit e ka nisur mirë, kryeson pa pësuar gol. Ndoshta është viti i përmbysjes së madhe…

Së fundmi, Nikaragua, ku po zhvillohet faza playoff për titullin kampion.