14:52 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Këto janë armët gjigante që ndërtuan gjermanet gjatë Luftës së Dytë Botërore (Foto)

Dizajnerët ushtarakë dhe vendet që zhvillojnë armë të rënda vazhdimisht dëshirojnë të mposhtin njëri-tjetrin në fushëbetejë, dhe krijimi i artilerisë së rëndë asnjëherë nuk ka pasur përjashtime.

Edhe pse kanë ekzistuar pajisje jashtëzakonisht të mëdha artilerie të prodhuara, madje disa edhe më të mëdha se sa të listuara këtu. Por këtu figurojnë vetëm ato armë, që në fakt janë përdorur gjatë luftimeve.

Schwerer Gustav and Dora

Schwerer Gustav dhe arma e tij motër Dora, ishin dy artileritë më të mëdha që ndonjëherë janë ndërtuar në aspektin e peshës së përgjithshme (1350 ton), me peshë të predhave prej (7.200 kilogram), derisa kalibri prej 800mm është më i madhi që ndonjëherë është përdorur gjatë luftimeve. Këto armë gjithashtu kishin një rreze qitjeje prej 24 milje.

Këto armë fillimisht ishin dizajnuar që të vendosen kundër anijeve luftarake franceze nëpërmjet Blitzkrieg. Por në vend të kësaj, ato u vendosën në Frontin Lindor kundër Bashkimit Sovjetik. Schwerer Gustav u fut në luftë gjatë rrethimit të gjerman të Sevastopolit, në qershor të vitit 1942.

Arma është përdorur dhe mirëmbajtur nga një ekip prej mbi 1.400 burra, 250 prej tyre për të mbledhur municionin, dy batalione kundërajrore për ta mbrojtur atë, kurse pjesa tjetër për ta mbushur atë me predha gjigante.

Dora ishte paraparë të vihet në punë kundër Stalingradit, edhe pse nuk mund të konfirmohet nëse ndonjëherë është gjuajtur me të ndaj armiqve.

Të dy këto armë kanë mbetur në Frontin Lindor, dhe nuk janë përdorur sërish për luftime. Ato ishin shkatërruar në Gjermani, për të shmangur kapjen nga avancimi i ushtrive aleate.

Karl-Gerät

Një tjetër produkt i Gjermanisë, Karl-Gerät ishte një top masiv vetëlëvizës. Edhe pse ishte në gjendje të lëviz pa ndihmën e njeriut, madhësia dhe pesha e saj përbënte problem të madh, kështu që gjatë pozicionimit të saj për qitje, komandohej nga inxhinierët ushtarakë. Karl-Gerät, ishte projektuar si armë për shtetrrethim në veçanti për të sulmuar Maginot Line.

Ekuipazhi i saj prej 21 personave, mund të qëllonte bunkerët tejet të fortë me predha të kalibrit 600 mm, në një gjatësi prej 3 milje në një normë prej rreth 6 copë në orë. Këto armë janë prodhuar në vetëm 7 njësi, një për testim dhe 6 tjera për të udhëhequr luftërat në të dy frontet.

Karl-Gerät u shfaq në beteja luftarake kur filloi granatimin e qytetit të fortifikuar në Brest-Litovskit, gjatë fazës së hapjes së operacionit Barbarossa në qershor të vitit 1941. Një vit më pas, Karl-Geräts u përdor në rrethimin e Sevastopolit në qershor dhe korrik të vitit 1942.

Edhe pse ishte planifikuar të përdorej për operacione tjera në Frontin Lindor, frika se mund të kapet nga forcat sovjetike, kjo armë ishte mbajtur jashtë luftës deri në vitin 1944, kur në gusht njëra nga to dhe më pas tjera u dërguan në Varshavë, për të ndihmuar në shuarjen e kryengritjeve kundër pushtuesve gjermanë.

Karl-Gerät, kishte qëlluar për herë të fundit në luftë gjatë betejës së Remagenit, në një përpjekje për të shkatërruar urën Ludendorff.

 

Obusier de 520 modèle 1916

Obusier de 520 ishte një armë hekurudhore, e ndërtuar nga francezët gjatë Luftës së Parë Botërore. Megjithatë për shkak të procesit të vonuar të prodhimit, arma e parë nuk arriti të prek binarët deri në fund të vitit 1917, ku gjatë testimit kishte shpërthyer para kohe duke u shkatërruar. Kurse arma e dytë ishte prodhuar në vitin 1918, por nuk kishte arritur as ajo të prek binarët para përfundimit të luftës.

Obusier de 520 modèle 1916, qëllonte me predha të kalibrit 520mm që peshonin mbi 1.700 kilogram, dhe qëllonin në një largësi prej 8 milje. Kur Gjermania pushtoi Francën në vitin 1940, armët e mbetura ishin riparuar për luftë, por ishin kapur nga gjermanët në punëtori duke u riparuar.

Dhe kështu Gjermania e pasionuar pas artilerisë së rëndë, morri Obusier de 520 në punëtorinë e tyre dhe u riparuar, që t’i përdorë për rrethimin e Leningradit në vitin 1942, dhe kështu u shkatërrua para kohës në janar të vitit 1943, duke shpresuar se nuk do t’i bie në dorë të armikut të tyre.