17:11 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këto janë destinacionet turistike që duhet shmangur më 2018

Mediumi amerikan CNN ka publikuar listën prej 12 destinacioneve turistike, të cilat duhet të shmangen gjatë këtij viti për shkak se vizitorët e huaj prishin ekosistemet e tyre të brishta.

Çuditërisht, kjo ka paraqitur një dilemë për udhëtarët e kujdesshëm që planifikojnë pushimet e tyre të ardhshme.

Nga Venecia dhe Barcelona, në Ishujt Galapagos dhe madje edhe në Taxh Mahal të Indisë, këto janë vendet që turistët e ndërgjegjshëm bëjnë mirë t’i rikonsiderojnë për vizitë në vitin 2018.

12 vendet turistike që duhet shmangur:

1. Ujdhesa Skye, Skoci

2. Barcelona, Spanjë

3. Dubrovnik, Kroaci

4. Venedik, Itali

5. Santorini, Greqi

6. Bhutan, Nepali

7. Taxh Mahali, Indi

8. Mali Everest, Nepal

9. Maqu-Piqu, Peru

10. Ishujt Galapagos, Ekuador

11. Cinque Terre, Itali

12. Antarktidë./Indeksonline/